Standard.al

Këngëtarja: Gjuha shqipe, trend në muzikën gjermane

0

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Alida Duka, ka treguar se gjuha shqipe është trendi më i fundit në tregun e muzikës gjermane. Ajo  prej vitesh jeton në Gjermani, ku edhe po zhvillon karrierën e saj muzikore.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, Alida tregoi se ka marrë shumë oferta nga repera gjermanë për të bashkëpunuar pikërisht në gjuhën shqipe.

“Është shumë trend për momentin, domethënë shqip-gjermanisht është jashtëzakonisht. Këtë vit, domethënë në 2020 se akoma mendoj 2020. Kanë ardhur oferta si kurrë më parë, ndonëse kam qenë aktive shumë herë më parë, nga repera gjermanë dhe më thonë: ‘Të lutem këndo shqip, pa përdorur gjermanishten. Nuk e di pse u pëlqen kaq shumë, që theksi i shqipes ka filluar të bëhet kaq shumë trend në Gjermani”, tha këngëtarja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.