Standard.al

Google ndërpret donacionet për anëtarët e Kongresit që votuan kundër rezultatit të zgjedhjeve në SHBA

0

Google tha të hënën, më 25 janar se do të ndërpresë  kontributet politike për  çdo anëtar të Kongresit  që votoi kundër rezultatit të  zgjedhjeve presidenciale, sipas Reuters.

Në fillim të këtij muaji, pas sulmeve të dhunshme në Capitol, SHBA gjiganti i teknologjisë kishte ndaluar të gjitha kontributet politike, për të rishikuar dhe një herë vendimet e tij.

“Pas këtij rishikimi, bordi NetPAC ka vendosur që nuk do  të japë asnjë kontribut në këtë cikël për asnjë anëtar të Kongresit që votoi kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, “ tha një përfaqësues i Google gjatë një deklarate.

Qindra mbështetës të ish Presidentit Trump sulmuan sallën e Kongresit, më 6 janar dhe u përpoqën të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve.

Pas incidentit, Republikanët në Kongres u përballën me firmat dhe korporatat që ndaluan donacionet e tyre dhe thanë se ishin duke rishikuar politikat për sa i përket këtyre donacioneve.

Amazon.com, AT&T, Comcast, Verizon Communications janë disa nga kompanitë që kane paralajmëruar ndërprerjen e donacioneve për republikanët.

AT&T dhe Comcas janë kompanitë që janpi donacionet më të mëdha në Washington .

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.