Standard.al

Flet mjeku/ Të rinjtë e infektuar me Covid kanë transmetueshmëri të madhe tek të tjerët

0

Mjeku infeksionist, Artan Simaku ka treguar se po vërehet një rritje e numrit të rasteve me koronavirus tek moshat e reja. Gjatë një lidhje  në emisionin “Ditar” në A2, ai është shprehur se ishte parashikuar rritja e numrit të personave të infektuar në janar, për shkak të festave të fundvitit.

“Ka pasur grumbullime dhe nuk janë respektuar masat në atë periudhë. Është vërejtur rritje rastesh në grupmoshat e reja, të cilët e kalojnë lehtë sëmundjen, por kanë transmetueshmëri të madhe tek të tjerët. Çelësi i ndalimit të përhapjes së koronavirusit është respektimi i masave, por unë kam vërejtur se këto masa nuk po respektohen nga qytetarët dhe bizneset”, ka thënë Simaku.

Edhe pse ka rritje rastesh, ai thekson se nuk jemi në situatën për të marrë masa të tjera shtrënguese. Në lidhje me procesin e vaksinimit, mjeku infeksionist nënvizoi se Shqipëria ka bërë më të mirën e mundshme.

“Po bëjmë më të mirën e mundshme në lidhje me vaksinimin. Kemi qenë ndër shtetet e para që kemi nënshkruar kontratën me Covax. Gjithashtu, janë firmosur kontrata me Pfizer dhe procedurat tani nuk varen më nga Shqipëria”, deklaroi mjeku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.