Standard.al

‘Bomba’ e Kepit: ‘Princi’ u përgjua edhe në vitin 2020 në Shqipëri

0

Gazetarja italo-shqiptare, Alba Kepi, deklaroi në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV se ajo ka kontaktuar personalisht me prokurorin italian, Nicola Gratteri, i cili po merret me dosjen e bujshme të mafias Ndragheta.

Ai i ka konfirmuar gazetares se hetimet vazhdojnë. Kjo rrëzon të gjithë propagandën e sotme të kryeministrit Edi Rama se dosja është mbyllur.

Jo vetëm kaq, por gazetarja tha se dosjet nuk janë mbylllur dhe Antonio Galo, i njohur si Princi i Ndraghetës, është përgjuar edhe në vitin 2020, në pranverë.

Sipas saj, përgjimet janë bërë në terren në Shqipëri dhe Itali.

“Mendoj se hetimet do të vazhdojnë. Puna më e madhe do të kryhet në territor.

Kur përcillet një lajm i tillë, komenti është se po zihen dy kundërshtarë të politikës, sikur lajmin e solli dikush në politikë.

Është gjëja më absurde, e cila u shërben më së shumti grupeve kriminale, të largojnë vëmendjen nga thelbi që është kryesorja e ngjarjes.

Ne duhet të merremi me fenomenin. Nuk mund të vësh në diskutim fenomenin vetëm duke u marrë me një faqe të përgjimeve,” tha Kepi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.