Standard.al

Veliaj u shmanget gazetarëve nga pyetjet për Ndraghetën, del nga dera e pasme, por harron biçikletën tek selia e PS!

0

Edhe Rama edhe Veliaj e kanë kyçur gojën dhe nuk pranojnë të flasin për skandalin e përgjimeve të antimafias italiane nga frika se po u prononcuan para kohe dosja ende e pazbardhur mund tju hapë problem.

Ata kanë rrefuzuar tu përgjigjen sot gazetarëve që qëndronin tek hyrja e selisë së PS. Por nëse kryeministri është larguar duke belbëzur veëm “çfarë pyetje keni? -ndaj një kërkese të Muhamed Veliut, Erion Veliaj, si gjithmonë ka ditur të jetë më qesharak.

Ai ka vajtur në selinë e PS-së me biçikletë, por nga frika se duhet të japë një prononcim për gazetarët, kur ka dalë ka zgjedhur derën e pasme. Biçikletën thjeshtë e ka harruar tek dera e PS-së.

Dhe sikurse ka publikuar më pas në facebook gazetarja Ambrozia Meta që gjendej aty, biçikletën e braktisur është kujtuar ta marrë më pas një punonjës i bashkisë.

Gjithsesi, deri më tani kryebashkiaku ia ka arritur t’u shpëtojë mikrofonave për skndalin e 20% të lejeve të Ndraghetës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.