Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare qeveria ka vendosur të hapë një tjetër tender të ashtuquajtur luksi.

Për të garantuar pushime komode në shtëpitë pushimit nën administrimin e qeverisë, Drejtoria e Shërbimeve ka menduar të shpenzoje 1.7 milionë lekë të reja për blerjen e paisjeve elektroshtëpiake.

Kërkesa ka të bëjë me televizorë, fshesa me korent apo shtrydhëse frutash. Të gjitha këto duhet të jenë paisje cilësore dhe moderne

Ndër produktet e luksit që kërkohen janë edhe 4 smart TV 50 inch ultra high definition me bluetooth, wireless, USB por edhe Nuk mungojnë kërkesat edhe për 7 televizorë 43 inch dhe 3 të tjerë 40 inch me cilësi 4K, mega kontrast, smart TV dhe ëireless.

Drejtoria kërkon gjithashtu 9 tharëse flokësh me 6 nivele temperature e shpejtësie si dhe me buton për ajër të ftohtë.

Për shtëpitë e pushimit kërkohen 3 hekur me kaldajë, me fuqi 2100 Ë, 1.8 litra depozita dhe fshesë e vogël dore me korrent.

Madje Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kërkon edhe 2 copë frulator, 4 blender professional me pjesë që mund të lahen në lavastovilje.

Një aksesor tjetër të cilin e konsiderojnë të nevojshëm është edhe hekuri me avull, shtrydhesja e frutave por edhe tharësja e rrobave.

Nuk dihet arsyeja e një vendimi të tillë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit dhe në kohën kur duhen dhe 5 muaj që të vijë sezoni turistik.

tender

tender

tender