Standard.al

Shehu mesazh për kryenegociatorin e Shqipërisë me BE: Rama është problemi dhe pengesa, ja opsioni i vetëm për opozitën

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka shkruar ne Facebook për kryenegociatorin e Shqipërisë me BE, Zef Mazin duke i bërë të ditur qëndrimin e opozitës për integrimin.

Shehu vlerëson Mazin kur thotë se Shqipëria s’ka ende një datë për negociatat, si dhe kjo nuk vjen nga ‘shqiptarofobia e Be’.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Miqesisht per cfare tha miku im Zef Mazi!

Sot ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Integrimit Z.Mazi tha nje te vertete per procesin tone te integrimit:

“Se akoma nuk ka nje date per Konferencen Nderqeveritare” (pra per hapjen e negociatave) dhe se per kete “Topi mbetet ne porten tone”.

Jam krejt dakort me te dyja keto:

1-Ndryshe nga propaganda qeveritare e verteta thote se ne akoma nuk kemi nje date per hapjen e negociatave, duke u larguar keshtu edhe nga Maqedonia e Veriut.

2-Kjo, edhe sipas tij, nuk vjen nga “shqiptarofobia e BE”, sic kerkon te deduktoje Rama me qellime keqdashese, por nga mos realizimi i detyrave ne permbushje te Standarteve, qe tashme jane bere mbi 15 dhe qe duhet te realizohen nga Qeverija.

Me tej Z.Mazi shton:

“Duhet te flasim te gjithe me nje ze pro avancimit te integrimit te Shqiperise ne BE”.

Jam krejt dakort dhe ne kete pike duke dashur te evidentoj se:

1.PD e opozita e sotme e ka shprehur qartesisht se opsioni i vetem per shqiptaret eshte integrimi ne BE, kemi bere e bejme te gjitha perpjekjet tona per ta transmetuar kete mesazh sa me fort ne te gjithe “Hapesiren Europiane e Perendimore”. Kurdohere ne pushtet prej 1992 u beme promotori i te gjitha hapave historike te afrimit te Shqiperise me BE e NATO.

  1. Rama eshte problemi e pengesa dhe per kete ceshtje, kjo Rilindje ne opozite dje e tashti prej 8 vitesh ne qeverisje.

Eshte Rama qe flet per “plan A ose B”, qe insulton familjen europiane e Perendimore, qe dergon mesazhe te qarta politke penguese per integrimin, etj, pervec mos realizimit te detyrimeve prej 15 pikave

Kjo eshte e verteta qe besoj se ka dashur te deduktoje edhe Z.Mazi, e vertete qe tashme shpejt do te ndryshoje me voten e shqiptareve, ndryshe 15 kushtet do te beheshin 115.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.