Standard.al

Këshilltari i presidentit Meta flet për shtim të reshjeve në mesnatë, qeveria hesht

0

Në një intervistë për Ora News, këshilltari i presidentit Meta, Shemsi Prençi komentoi situatën e përmbytjeve në vend dhe theksoji nevojën e ndërhyrjes në disa zona pasi situata është kritike.

“Sot ndodhemi në një situatë tepër të renduar. Mbrëmë gjatë natës, në pjesën e Malësisë së Tiranës ka pasur reshje me intensitet tepër të lartë, gjë e cila u reflektua në Shijak e Sukth, ku me dhjetëra e qindra familje janë nën ujë. I njëjti efekt ka qenë dhe në zonën e Nën Shkodrës për shkak të shkarkimit të hidrocentraleve. Sonte pas orës 22:00 pritet një intensitet i shtuar reshjesh në zonën veriore dhe verilindore të Shqipërisë që do të përkthehet në mëngjes me efekte në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Unë nuk kam parë ndonjë zyrtar të lartë të shtetit të dalë e të komunikojë opinionin publik për të rritur gatishmërinë që të mos të kemi viktima, të paktën në njerëz e bagëti në zonat me risk të lartë. Ne një pjesë të lumenjve, i kemi me argjinatura të pa konstruktuar ndër vite. Edhe pse radhën e parë nga shteti u reagua me shumë vonesë, sidomos dje dhe sot unë nuk kam parë reagime. Kam qenë në zonën e Sukthit dhe nuk kam parë asnjë zyrtarë duke operuar në terren. Rreth orës 13:00 ka dale nga shtrati lumi i Erzenit dhe ka vërshuar për në lagjen nr. 2 në Sukth dhe atje nuk ka struktura të emergjencave civile dhe të ushtrisë për t’i shkuar në ndihmë banorëve”, tha Prençi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.