Standard.al

Këngë për Erdoganin/ Drishti: Asgjë e çuditshme! Vijim i historisë së popullit tonë trim, trap dhe heroik

0

Gazetari Ismet Drishti nuk ka kursyer ironinë dhe sarkazmën teksa ka folur në Politik On për këngën dedikuar Recep Tayyip Erdoganit.

Sipas tij, ky është populli shqiptar që gjithmonë ka zgjedhur të jetojë më thjesht dhe më lehtë duke u lëpirë dhe thurur lavde për të tjerët.

Ismet Drishti“Nuk ka asgjë të çuditshme. Kjo nuk është asgjë veçse vazhdim i historisë së popullit tonë trim, trap dhe heroik në shekuj. Siç kemi qenë, ashtu vazhdojmë të jemi. Të paktën nëse flasim për Mesjetën, nga 1200-300 e deri këtej. Nuk po flas më përpara se është edhe periudhë e errët e historisë ajo.

Siç bëjmë sot lutje për të hyrë në BE, se bëjmë lutje, jemi gati të bëjmë gjithçka për të hyrë në BE, dikur bënim lutje për të hyrë në Perandorinë Osmane. Shqipëria ka qenë principata principata. Njëra më e dobët se tjetra. Kërkonte ndihmë te më i fuqishmi, vinte… Kështu jemi bërë pjesë e Perandorisë. Mos mendoni se erdhi një ditë të bukur e tha “do ta pushtoj të gjithë Shqipërinë”.

Kështu jemi bërë. Duke iu lutur atyre hajdeni. Ne thjesht po vazhdojmë historinë tonë. Nuk ka asgjë të çuditshme. Ne kemi artistë, intelektualë që kanë zgjedhur një mënyrë të thjeshtë jetese. Duke u lëpirë, duke u thur lavde. Kështu ecet më kollaj, jetohet më thjeshtë. Ne jemi ata që kemi ndërruar fe. Pse? Për interesa. Për interesa bëhet gjithçka. Këtu ka kllounë dhe palaço cirku që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka…”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.