“Gallo kishte 80 orë Rolex”/ Artan Hoxha tregon DETAJE nga luksi i biznesmenit: I përdorte për dhurata, hyrjet dhe daljet në Shqipëri
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar përgjimet e publikuara në Itali, që flasin lidhur me bashkëpunimin e Ndraghetas me zyrtarë të lartë shqiptarë. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka treguar detaje lidhur me sipërmarrësin kalabrez Antonio Gallo.
Sipas Hoxhës, bazuar në informacionet e Policisë italiane, Gallo mbante në Shqipëri të paktën 80 orë të llojeve Rolex që i përdorte për dhurata, duke shtuar edhe detaje lidhur me hyrjet e daljet e ‘bossëve’ të mafias italiane në Shqipëri.
“Gallo kishte 80 orë Rolex që i përdorte për dhurata. Vetëm ajo që i është gjetur “cash”… Gallo ka vite që vinte në Shqipëri, sidomos 3 vitet e fundit. Ka ardhur në Shqipëri. Ka ardhur dhe ka arritur që të gjejë pikat e “presionit”. Ndragheta ka ardhur dhe më parë në Shqipëri, nuk është hera e parë. U gjetën njëherë projektet e hidrocentralit të Gomsiqes,”-tha Hoxha.