Standard.al

Fluska imobilare/ Taksat e bashkisë rrisin përsëri çmimin e apartamenteve gjatë 2021-shit

0

Disa nga ndërtuesit kryesorë që janë duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të reja për zonat rezidenciale në kryeqytet parashikojnë rritjen e çmimeve të apartamenteve për vitin 2021. Ndër arsyet kryesore që ata japin për ndryshimin e çmimeve të shtëpive është shtimi i kostove nga taksat dhe rritja e cilësisë së ndërtimit.

Kostot e taksave të bashkisë llogariten 70 euro për metër katror (50 euro për metër katror llogaritet taksa 9% e bashkisë për zonën e Kasharit +20 euro për metër katror, taksa 3% e strehimit) në këto nivele do të rriten edhe çmimet e apartamenteve. Nga 630 euro që shiten aktualisht do të shkojnë 700 euro për metër katror”.

Në vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve në zonat e periferisë u rritën 20% krahasuar me 2020-n. Frika nga infektimi dhe dëshira e njerëzve për t’u larguar nga zhurma e qendrës dhe ndotja e përqendroi më shumë kërkesën për banesa në zonat periferike ku ajri është më i pastër. Kërkesa për këto zona u rrit edhe pas tërmetit, sidomos për apartamente në pallate të ulëta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.