Standard.al

SHBA, masa më të rrepta kundër COVID-19/ Administrata e Joe Biden do të ndalojë hyrjen e udhëtarëve që vijnë nga…

0

Amerika do të ndalojë hyrjen në vend të shumicës së shtetasve jo-amerikanë të cilët kanë qenë kohët e fundit në Afrikën e Jugut, në përpjekje për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të COVID-19, thanë zyrtarët e shëndetit publik për agjencinë e lajmeve Reuters.

 

Duke filluar nga e hëna, zyrtarët do të ndalojnë hyrjen e pothuajse të gjithë udhëtarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe 26 vende të Evropës të cilat lejojnë udhëtimet nëpër kufijtë e hapur, thanë burimet, të cilët kërkuan anonimitet, sepse planet ende nuk janë bërë publike.

Ish-Presidenti Donald Trump kishte udhëzuar më 18 janar që kufizimet për Brazilin dhe Evropën të hiqeshin të martën, por vendimi i administratës së re do ta shfuqizojë urdhrin e mëparshëm.

Zoti Biden, i cili mori detyrën të mërkurën, ka ndërmarrë një qasje agresive për të luftuar përhapjen e virusit duke kufizuar udhëtimet. Paraardhësi i tij i kishte refuzuar udhëzimet e kërkuara nga agjencitë shëndetësore amerikane.

Disa zyrtarë shëndetësorë janë të shqetësuar se vaksinat e tanishme mund të mos jenë të efektshme kundër variantit të Afrikës së Jugut, gjë që rrit mundësinë e ri-infektimit.

Varianti i Afrikës së Jugut, i njohur gjithashtu si 501Y.V2, është 50% më infektues dhe është zbuluar në të paktën 20 vende. Zyrtarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se do të ishin të hapur për shtimin e vendeve të tjera në listë, nëse kjo është e nevojshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.