Standard.al

Përgjimet e reja të Antimafias italiane/ Aldi Fusha: Qytetarët duan një përgjigje…ka ardhur koha që drejtësia e premtuar prej vitesh…

0

Nga Aldi Fusha, kordinator i LSI:

📍Përgjimet e reja të Antimafias italiane e shkruajnë të zezë mbi të bardhë atë që dimë të gjithë. Rrënjët e oktapodit të pastrimit të parave me ndërtimet në Tiranë, shtrihen që nga llumi 🕳️ i Ndrangheta-s kalabreze deri tek kryetari i bashkisë dhe njerëzit e tij në Tiranë. 🔝

Ka ardhur koha që drejtësia e premtuar prej vitesh e dekadash të bëhet realitet. Qytetarët duan një përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Pse mafiozë të mafias më të rrezikshme në Itali flasin se sa lehtë bëhen pazare për një leje ndërtimi në Tiranë dhe sa lehtë korruptohet një ministër në Shqipëri? 💸

Të zbardhet e vërteta për 20% e rryshfeteve të ndërtimit që krimi i organizuar ndërkombëtar pagoi në Tiranë. Të dalë e vërteta për tarifat korruptive të kullave, koncesioneve në shëndetësi dhe gjithçka tjetër del nga hetimi serioz e gjigand i Antimafias italiane.

Për të mos ngritur pikëpyetje mbi veten, drejtësia shqiptare duhet të hetojë një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit.

Por, nëse dikush mendon se do ta kalojë të gjithë këtë me “çudia më e madhe zgjat 3 ditë”, gabohet. ❗

Drejtësia popullore e 25 prillit do të shtrojë rrugën e funksionimit të shtetit demokratik. Zgjedhjet parlamentare, ku opozita shkon më e bashkuar se kurrë, do të shënojnë triumfin e njerëzve të lirë përballë marionetave të pushtetit. ⛔

Llumi i klubit të ndërtimit, pastrimi i parave, mister 20 përqindëshi, korrupsioni i peshqve të mëdhenj e të vegjël nuk do të fitojnë kurrë mbi shtetin ligjor, energjinë pozitive të rinisë dhe dashurinë e çdo qytetari për vendin e tij.
Më 25 prill largojmë helmin nga trupi i vendit dhe e bëjmë përfundimisht Shqipërinë, shtëpinë tonë të përbashkët! 👍

#ShqiperiaShtepiaJuaj 🇦🇱

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.