Standard.al

Mjeku vjedh dozat e vaksinës për t’ia dhënë familjes, ja gabimi fatal që e nxori zbuluar…

0

Një mjek i identifikuar si Hasan Gokal dyshohet se ka vjedhur nëntë doza vaksine për koronavirusin për t’ua dhënë familjarëve dhe miqve. Gokal akuzohet për vjedhjen e dozave në një qendër vaksinimi në Houston të Teksasit më 29 Dhjetor, në momentet e para kur nisi dhe procesi në SHBA.

Prokuroria tha se pasi vodhi dozat, mjeku filloi të mburrej tek një koleg, i cili më pas u ankua tek menaxheri. Menjëherë pas këtij veprimi, spitali vendosi pushimin nga puna të mjekut.

“Çfarë bëri ai është e paligjshme dhe do të mbahet përgjegjës sipas ligjit”, tha prokurorja, Kim Ogg.

Ndërkohë nga ana tjetër, avokati mbrojtës i mjekut tha se vaksina do të kishte skaduar sidoqoftë.

“Doktori Gokal është shërbyes i dedikuar ndaj publikut. Ai u sigurua që dozat e vaksinës që do të kishin skaduar të shkonin tek njerëzit që i plotësojnë kriteret”, tha ai.

Gjykata do ta marrë vendimin në ditët në vijim, ndërkohë që Gokal mund të përballet me një dënim prej 1 viti burg dhe një gjobe  4000 Dollarëshe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.