Standard.al

Eskperti i shqetësuar: Njerëzit e vaksinuar mund ta transmetojnë virusin

0

Vaksinat kundër COVID-19 nuk mund ta parandalojë plotësisht transmetimin e virusit te të tjerët, dhe njerëzit e vaksinuar duhet të vazhdojnë të respektojnë masat kufizuese,  tha një zyrtar britanik.

Zëvendës shefi mjekësor për Anglinë, profesori Jonathan Van-Tam,  tha se personat që vaksinohen fillojnë “çlirohen”sepse mendojnë se janë të mbrojtur.

Ai shtoi se vaksinat ofrojnë “shpresë” por shkalla e infeksionit duhet të ulet shpejt.

Paralajmërimi i tij erdhi derisa shifrat e fundit të qeverisë britanike treguan se deri më tani janë vaksinuar me dozat e para rreth 5.8 milionë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me një rekord prej 478 mijë personave që u injektuan në një ditë të vetme.

Ndryshe, deri më tani rreth 98 milionë raste të coronavirusit janë konfirmuar globalisht, derisa kanë ndërruar jetë më shumë se 2 milionë njerëz.

Ekspertët janë shprehur të shqetësuar për variantin e ri të COVID-19 i cili besohet të jetë më infektues se sa versionet e tjera ekzistuese.

Para disa ditësh kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se provat e hershme tregonin se ky variant i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar ishte edhe më vdekjeprurës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.