Standard.al

Dhunuan dhe plagosën me thikë dy adoleshentë, të miturve shqiptarë u vihen prangat nga policia greke

0

Dy të mitur me origjinë shqiptare, anëtarë në një organizatë grabitjesh, në Greqi, kanë rënë në prangat e autoriteteve helene.

Mediat fqinje shkruajnë se ditën e djeshme të dy shqiptarët kishin rrahur dhe grabitur një 16-vjeçar në Argyroupoli, si dhe kishin plagosur me thikë një 17-vjeçar, të dyve këtyre duke i marrë në fund celularët dhe paratë e xhepit.

Oficerët e Departamentit të Sigurisë Helenike, Argyroupolis, në më pak se 24 orë arritën të identifikojnë tre nga autorët dhe të prangosin të dy, ndërsa hetimet për të gjetur autorët e tjerë vazhdojnë.

Ditën e djeshme, pak para orës 7 pasdite, një grup të miturish zbritën në Ano Glyfada dhe dukeshin se ishin të nevrikosur.

Pranë sheshit Elena Venizelou, një 16-vjeçar u rrah me grushte për t’i rrëmbyer telefonin e tij celular. Por ata nuk u ndalën këtu.

10 minuta më vonë, ata gjejnë një 17-vjeçar, e sulmojnë dhe e godasin me thikë për ta grabitur.

Adoleshenti transportohet me ambulancë në spitalin Gennimata ku mjekët e kuruan dhe për fat të mirë ai është jashtë rrezikut.

Presidenti i Shoqatës së Policisë së Jugut të Athinës, George Kalliakmanis, thekson se: “Delikuenca e të miturve po rritet në mënyrë të rrezikshme nga viti në vit. Policia ka krijuar institucionalisht kornizën në mënyrë që ata të mund të merren në lidhje me delikuencën e të miturve, por kur policia greke ndërhyn është shumë vonë sepse shkaku kryesor lidhet edukimi familjar, por edhe faktorë të tjerë shoqërorë, që shteti duhet t’i marrë seriozisht që të mund të përballet me këtë realitet modern”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.