Standard.al

Zgjedhjet e 25 prillit, Basha zbulon se ku do të kandidoj

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot në “Kjo javë” në ‘News24’ se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës.

Ai theksoi se do të vijojë fushatën në të gjithë vendin, por emri i tij do të jetë vetëm në kryeqytet.

“Do të garoj në qytetin e Tiranës. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet. Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidati për kryeministër, i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, padiskutim”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.