Standard.al

Sfidë për Tik-Tok, qeveria italiane merr vendimin për aplikacionin pas vdekjes së 10-vjeçares

0

Një ngjarje e rëndë u shënua në Itali ku një 10-vjeçare humbi jetën pasi po merrte pjesë në një sfidë në TikTok të quajtur “blackout” .

Ajo kishte vendosur një rrip rreth qafës dhe duke e mbajtur frymën dhe njëkohësisht duke e incizuar veten me telefon. 10-vjeçarja nga Palermo ndërroi jetë nga asfikisa dhe pas kësaj ngjarje tragjike pati reagime të shumta.

Për këtë arsye agjencia italiane për privatësinë e të dhënave ka urdhëruar aplikacionin TikTok që të bllokojë llogaritë e gjithë përdoruesve, për të cilët nuk është e mundur identifikimi i moshës.

Edhe pse TikTok është zotuar që do ta ndalojë regjistrimin e fëmijëve nën moshën 13-vjeçare, është e lehtë që ky rregull të anashkalohet. Prandaj u urdhërua që të bllokohen llogaritë e pavërtetuara të përdoruesve deri më 15 shkurt dhe të presë të dhënat e tjera nga autoritetet.

Ne po analizojmë informacionet e marra nga autoritetet italiane. Privatësia dhe siguria janë një përparësi kryesore për TikTok dhe ne vazhdimisht po punojmë për të forcuar politikat dhe privatësinë  për të mbrojtur të gjithë komunitetin dhe përdoruesit që janë më të rinj në moshë”– thuhet në deklaratën e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.