Standard.al

Ruajtën Joe Biden në ceremoninë e inaugurimit, 150 trupa të Gardës pozitivë me koronavirus

0

Më shumë se 150 trupa të Gardës Kombëtare në Washington, të cilët morën pjesë në sigurinë e përurimit të Presidenti Joe Biden kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, tha një zyrtar amerikan të premten, në datën 22 janar.

Qeveria amerikane vendoi masa të rrepta sigurie pas sulmit vdekjeprurës në 6 janar në Kapitol nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump.

Zyrtari, i cili preferoi të mbetet anonim, tha se numri i  trupave të Gardës Kombëtare që dolën pozitivë mund të rritet, pasi kishte  më shumë se 25.000 trupa në qytet gjatë ditëve të fundit, raporton Reuters.

Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 4000 vdekje në ditë nga virusi për të dytën ditë radhazi, duke e çuar në 410.000 numrin total të vdekjeve.

Garda Kombëtare tha në një deklaratë se nuk do të jepte detaje për rastet e virusit, por po ndiqte udhëzimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ushtria ka thënë që po bëhen përgatitje që mijëra trupa të kthehen në shtëpi dhe rreth 15.000 pritet të largohen nga Washington-i brenda 10 ditëve të ardhshme.

Rreth 5,000 trupa pritet të qëndrojnë deri në mes të marsit, por ky numër dhe periudha kohore mund të ndryshojnë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.