Standard.al

‘Nga derrat te grataçelat, do ta bëjmë Shqipërinë si Kalabrinë e viteve ‘60’

0

Trembëdhjetë persona në burg dhe 35 në arrest shtëpie. Në qendër të hetimit, prokurime dhe zgjedhje. Nën hetim sekretari kombëtar i UDC Lorenzo Cesa, këshilltari rajonal për buxhetin Franco Talarico dhe sipërmarrësi Antonio Gallo. Ky është rezultati i operacionit të prokurorisë e policisë italiane “Profil i Ulët”.

Hetimi tregoi lëvizje ilegale të parave me vlerë mbi treqind milion euro. Përveç masave parandaluese, Prokuroria Publike e Catanzaros ka urdhëruar ekzekutimin e sekuestrimeve të shumta të pasurive që përbëhen nga përmbledhje të ndërmarrjeve, pasuri të paluajtshme, automjete, llogari bankare dhe rrjedhëse postare për një vlerë që është përcaktuar si “thelbësore”.

Franco Talarico, aktualisht është lënë në arrest shtëpie, pas mega-operacionit ka pasur si synim marrëveshjen me spitalet në Shqipëri.

Në disa përgjime, të publikuara nga “Il Gazzettino”, thuhet se në një darkë të zhvilluar në Romë, ku mes të pranishmëve ndodhej edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa, Talarico ka shprehur dëshirën për të hyrë me tendera në spitalet në Shqipëri.

Darka është zhvilluar më 7 korrik 2017 në restorantin Tullio, në qendër të Romës dhe të pranishëm janë biznesmeni Antonio Gallo, sekretari Franco Talarico e Tommaso Brutto, ish-këshilltar komunal i Catanzaros dhe djali i tij Saverio (të gjithë të përfshirë në hetime).

“Uh… korrupsioni total…. tregu i lirë po, por ata kanë një kontratë… kur i shkon me 100 mijë… këto janë tuajat. Është vërtet e ligjshme. Për shembull, nëse mund të futemi në spitale… sepse ne gjithashtu furnizojmë kominoshe, doreza dhe maska, gjithçka që lidhet me spitalet”, thotë Talarico.

Eurodeputeti Lorenzo Cesa ka dhënë dorëheqjen pas daljes së këtyre përgjimeve dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me to.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.