Standard.al

Mehmetaj me gjimnazistët në Fier: Në zgjedhjet e 25 Prillit ne do të garojmë me qëllimin për ta çliruar vendin nga kjo kastë që i ka marrë frymën

0

Ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka zhvilluar sot nje takim me gjimnazistet ne Fier, ne te cili shprehet se LSI, do ti jap vendit një frymëmarrje të re, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve.

Postimi i plote:

Me gjimnazistët dhe studentët e rajonit 1️⃣ në Fier folëm gjatë për dëshirat që kanë për të ardhmen. Edhe ata, si shumë të rinj të tjerë, synim parësor kanë largimin nga Shqipëria. Arsyet e tyre janë të njëjta me ato që kishte theksuar edhe anketa e Qendrës së Studimeve Ekonomike e Sociale, arsimi i dobët, mungesa e vendeve të punës dhe kostoja e lartë e jetesës. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim 🌹 të rinjtë janë të parët e fokusi i punës tonë është tu krijojmë atyre shanse për arsim cilësor e vende pune të mirëpaguara. Në zgjedhjet e 25 Prillit ne do të garojmë me qëllimin për ta çliruar vendin nga kjo kastë që i ka marrë frymën dhe ka detyruar qytetarët të emigrojnë. Ne do ti japim vendit një frymëmarrje të re, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve. #shqipëriashtëpiajuaj 🇦🇱🏡 #youthpower ❤️ #LSI 🌹

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.