Standard.al

Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor! Janë paratë…

0

Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin për përfitimin e lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, kundrejt rryshfetit në shifrën 20%, ndërtimet në qendrën e Tiranës dhe korrupsionin në Shëndetësi.

Por edhe pa dalë këto përgjime, raportet ndërkombëtare e paraqisnin sektorin e ndërtimit, veçanërisht në Tiranë, si një lavatriçe të madhe të parave të pista. Kështu, sipas një publikim të “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar”, reth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Çështja e pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit të kullave dhe flluska e ndërtimit është trajtuar shpesh në emisionin “Të Paekspozuarit”, përpara se ky emision të mbyllej

Ndërkohë, një nga analistët më kritikë të këtyre skemave të  pastrimit të parave, korrupsionit, por edhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore, është Fatos Lubonja.

Ndiqni më poshtë videon, ku ai e përmbledh shkurt, se çfarë është bashkëpunimi midis pushtetit dhe mafias së ndërtimit.

 

EMISIONE PËR KULLAT, PASTRIMIN E PARAVE DHE FLLUSKËN E NDËRTIMEVE

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.