Standard.al

“Edhe një pako kripë për mua vlen” 40 vjeçarja kërkon ndihmë: Rroga s’më mjafton

0

Feride Kovaçi po detyrohet të rrisë me vështirësi tre fëmijët pas arrestimit të bashkëshortit.

40-vjeçarja tregon se nga Bashkia nuk merr asnjë ndihmë dhe e vetme përpiqet të punojë me një pagë prej 240 mijë lekë ku nuk i mjaftojnë as për të ushqyer fëmijët.

“Më ka ndihmuar herë pas here motra vëllai por janë të pafuqishëm të më ndihmojnë jetesa ime është shumë e vështirë të paguaj ujë, drita, çerdhe, kopsht.”

Me gjithë vuajtjet pengu i saj janë fëmijët ku nuk mund tua plotësojë dëshirat që ato kanë.

“Është shumë e vështirë për mua kur fëmija qan dhe kërkon një gjë mami dua këtë shohin në televizor dua këtë, dua atë, por nuk kam ku t’i marr. Rrugës kur i çoj në çerdhe qajnë shohin fëmijët e tjerë.”

Ka kërkuar ndihmë, por deri më tani ende nuk ka marrë asgjë.

“Nuk marr asgjë nga bashkia.”

Pas ardhjes nga Tropoja strehën ku jeton ia  ka siguruar e motra dhe prej dy vitesh nuk ka paguar as qiranë.

“Unë jam më shumë pa punë me punë se firmat nuk kanë punë të vazhdueshme. S’e kam paguar qiranë që në mars 2018 që më ka lind çuni i vogël.”

Apeli i saj shkon për ndihmë pasi siç tregon 40 vjeçarja edhe një pako kripë është me vlerë për të.

Ferdija bashkë me tre fëmijët jetojnë në zonën e Kombinatit në shtëpinë e së motrës në një dhomë të vogël.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.