Standard.al

DETAJET/ Grabitja e filialit të një institucioni financiar privat tek Brryli, ja sa para u vodhën

0

Filiali i një institucioni financiar privat është grabitur mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi pranë zonës së Brrylit, ku grabitësi mori një sasi parash përmes kërcënimit të punonjësve.

Burime bëjnë me dije se autori ia mbathi në këmbë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie. Dyshohet se shuma e parave të grabitura kap vlerën e 3 milionë lekë.

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.