Standard.al

Bardhi: Përgjimet e Antimafias italiane, provuan edhe njëherë pushtetin e kalbur të Edi Ramës dhe Erion Veliajt

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar për përgjimet e antimafies italiane.

Bardhi shprehet se këto përgjime, provuan edhe njëherë pushtetin e kalbur, duke shtuar se drejtësia është më afër se kurrë.

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi:

Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.