Standard.al

Arrestohet ‘El Chapo i Azisë’/ Çfarë e tradhëtoi kreun e kartelit që qarkullonte 23 mld dollarë në vit

0

Autoritetet holandeze kanë vënë në pranga një person shumë të kërkuar nga autoritetet australiane, i njohur me nofkën ‘El Chapo i Azisë’.

57-vjeçari kinez Tse Chi Lop, me pasaportë kanadeze konsiderohet si kreu i një karteli që fut rreth 70% të metamfetaminës në Australi. Karteli i tij njihet si “Kompania” dhe prodhon dhe lëndë të tjera narkotike sintetike.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, karteli i Tse siguron rreth 10-23 miliardë dollarë në vit nga trafiku i drogës.

57 vjeçari mbante një profil të ulët, megjithatë shpenzonte shuma të mëdha përsa i përket argëtimit. Sipas disa burimeve, ai ka humbur rreth 85 milionë dollarë brenda një nate në një kazino të Makaut./ A2/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.