Standard.al

Skandal me sinjalin Telefonia “ONE” pushon së komunikuari në Jug, abonentët lumë ankesash në Tiranë

0

Prej një jave, abonentët e rrjetit të telefonisë celularë “ONE” janë të tronditur nga ikjet e sinjalit kur në këto ditë të vështira të motit, komunikimi është ndërprerë. Janë biznese, banorë, që sjellin ankesat në Tiranë për çfarë po ndodh në këto ditë me rrjetin e telefonisë, sinjalin e paarritshëm në jug të vendit.

Në Dhërmi e Himarë e qytete e fshatra me radhë ndërprerja e sinjalit ka qenë mjaft shqetësues. Kjo është një situatë e përsëritur dhe tashmë është bërë traumatike situata, jo vetëm nga moti i vështirë i atyre anëve, por dhe shkak të pandemisë. Disa abonentë shprehen të shqetësuar janë larg nga të afërmit, dhe nëse dritat mungojnë dhe kanë ndonjë problem familjar, apo probleme shëndeti me rrjetin e telefonisë “ONE” është e pamundur të kryesh punë.

Dje, gazeta “standard” ishte në një nga dyqanet në Tiranë për të transferuar këtë shqetësim, dhe përgjigja ishte se ka ditë që është problem sinjali, në gjithë jugun. Pra, ata e pranojnë problemin por ende nuk bëjnë asnjë përpjekje për të ndrequr situatën. “Kjo është hera e dytë që na ndërpritet sinjali brenda javësh, dhe është e pamundur të mbijetosh në këto kushte, të shkëputur”, na shprehet një abonent nga jugu, Dhërmiu. Kjo papërgjegjshmëri e kësaj kompanie të telefonisë është pak për abonentët të cilët nuk kanë ku të përplasen tjetër në këto ditë, duke kujtuar se është e tmerrshme që edhe pse je abonent i rregullt, të mos përgjigjet njeri, dhe të neglizhohet deri në këtë pikë. Ky është një skandal që u bëhet abonentëve duke mos arritur të trokasin gjëkundi për zgjidhjen e problemit, edhe pse ky operator ka marrë ankesat prej ditësh se në jug komunikimi është bërë i pamundur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.