Standard.al

Si i mbijetoi një infermiere fundosjes së 3 anijeve, përfshirë Titanikun!

0

Në vitet 1900, anijet luksoze të lundrimit ishin bërë jashtëzakonisht të popullarizuara dhe pasagjerët paguanin shumë para për të hipur në njërën prej tyre. Pra, të qenit pjesë e kësaj mënyrë të re të udhëtimin duhet të ketë qenë shumë tërheqëse. Për Violet Jessop, një udhëtim jetësor si stjuardesë nisi kur ajo ishte vetëm 21 vjeçe. Por ajo nuk mundi ta parashikonte se do të ishte pjesë e tri anijeve më të famshme që u fùndosën dhe që më vonë përfunduan në librat e historisë.

Si i mbíjetoi një ínfermiere fùndosjes së 3

Violet ka lindur një e mbijetuar. Ajo mundi tùberkulozin në një moshë shumë të re./ Lindur në 1887-ën në Argjentinë, ajo ishte një nga 6 fëmijët që mbijetuan. Kur ishte 16 vjeçe, ajo e vuajti shumë vdekjen e babait, të cilin e adhuronte. Kjo ngjarje nxiti transferimin e familjes së saj në Angli. Disa vite më vonë, kur ishte 23 vjeçe, ajo vendosi të ndiqte hapat e mamasë së saj dhe të bëhej stjuardesë. Lundrimi i parë i saj do të niste në “Linjën e Yllit të Bardhë”, dhe me anijen RMS Olympic. Violeta ishte pak e stepur për t’u bashkuar me këtë anije, kryesisht për shkak të motit të keq, një frikë që ajo arriti ta kapërcente. Më 20 shtator 1910, RMS Olympic u përplas me anijen “RMS Hawke”, por për fat të mirë, nuk pati víktima. Në fakt, të dy anijet arritën të ktheheshin në mënyrë të sigurt, në portet e tyre. Por, dëmi i shkaktuar nga pèrplasja ishte shumë më i madh se sa ishte raportuar, kostoja e riparimit shkoi 75,000 dollarë.

Si i mbíjetoi një ínfermiere fùndosjes së 3

Violet ishte shtrirë në krevat kur Titaniku goditi një ajsberg/ Pas përplasjes së dy anijeve olimpike, Violeta nuk ishte aspak entuziaste për të bërë një tjetër udhëtim me anije, por u bind nga miqtë e saj që menduan se ajo do të humbte një mundësi të shkëlqyer. 5 ditë pasi nisi lundrimin, më 10 prill 1912, Titaniku u përplas me një ajsberg. Violeta u ngrit nga shtrati i kabinës dhe menjëherë vrapoi drejt kuvertës ku ndihmoi shumë gra dhe fëmijë të hipnin në varkat e shpëtimit. Kur i erdhi radha, ajo hipi në Lifeboat 16, duke marrë me vete një foshnjë të humbur. Së bashku me pjesën tjetër të të mbijetuarve, ajo u shpëtua të nesërmen në mëngjes nga Carpathia pas 8 orësh pritje në mes të oqeanit. Ajo e mbajti foshnjën gjatë gjithë asaj kohe. Vetëm pasi u shpëtuan, një grua iu afrua asaj dhe ia foshnjën nga duart pa i thënë asnjë fjalë, përcjell dritare.net

Si i mbíjetoi një ínfermiere fùndosjes së 3

Ajo pësoi një frakturë të kafkës nga përpjekja për t’i shpëtuar “Britannicit” që po fundosej/ 4 vjet pas tragjèdisë së Titanikut, Violeta e gjeti veten duke punuar si ínfermiere për Kryqin e Kuq Britanik. HMHS Britannic, e cila fillimisht ishte një anije pasagjerësh, u shndërrua në një spítal dhe shëtiti në Detin Egje kur ndodhi një shpèrthim i papritur. Violeta u hodh në ujë, por u thith nën kavallin e anijes dhe e godíti kokën shumë fort. Nga 1,066 pasagjerë, 30 nuk mundën të shpëtonin nga anija që po mbytej me shpejtësi. Dekada më vonë, Violeta shkoi te një mjèk dhe iu ankua se kishte dhimbje koke. Doktori i tha se ka frakturë në kokë nga përpjekja për t’i shpëtuar fùndosjes.

Si i mbíjetoi një ínfermiere fùndosjes së 3

Një telefonatë e çuditshme nga foshnja që ajo shpëtoi/ Pavarësisht vështirësive që kaloi dhe eksperiencave që e çuan afër vdèkjes, Violeta nuk u dekurajua dhe vazhdoi të hipte në anije të mëdha derisa doli në pension në moshën 63-vjeçare. Në vitet pasuese, ajo mori një telefonatë misterioze nga një person i panjohur, i cili e pyeti nëse ishte gruaja që shpëtoi një foshnjë gjatë fundosjes së Titanikut. Kur ajo tha po, telefonuesi u përgjigj: “Unë isha ajo foshnjë”, dhe e mbylli telefonin. Pjesa më e çuditshme është se Violeta nuk e tregoi kurrë historinë e asaj foshnje, deri në atë moment./

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.