Standard.al

Reagimi i Aleancës së Teatrit: Deklarata e Margaritit s’është garanci, si u bënë reduktimet e zonës historike të Tiranës

0

Alarmi i menjehershëm mbi heqjen e dyerve dhe dritareve nga godina e rrënuar e ish Radio Tiranës, që u bë virale në rjetet sociale, ka bërë që të reagojë më në fund ndaj gjitha denoncimeve, ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një fjalize shkarazi, se kjo godinë nuk del nga lista e monumenteve. Por, kjo deklaratë bërë jashtë koshiencës së saj, dhe pa pasur dijeni se çfarë po ndodh me  rrënimin e vilave historike, nuk ka bërë efekt, e nuk ka qetësuar askënd – përkundrazi ka lindur debate të reja, duke zbuluar hartën e zonave historike të Tiranës, si është rrudhur ajo vit pas viti

 

Alarmi i menjehershëm mbi heqjen e dyerve dhe dritareve nga godina e rrënuar e ish Radio Tiranës, që u bë virale në rjetet sociale, ka bërë që të reagojë më në fund ndaj gjitha denoncimeve, ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një fjalize shkarazi, se kjo godinë nuk del nga lista e monumenteve. Por, kjo deklaratë bërë jashtë koshiencës së saj, dhe pa pasur dijeni se çfarë po ndodh me rrënimin e vilave historike, nuk ka bërë efekt, e nuk ka qetësuar askënd, sidomos specialistët dhe aktivistët e Aleancës për mbrotjen e Teatrit  – përkundrazi ka lindur debate të reja, duke zbuluar hartën e zonave historike të Tiranës, si është rrudhur ajo vit pas viti. Reagimi është: “Duhet t’i besojmë përfaqsuesve të kësaj qeverie në lidhje me Trashëgiminë Kulturore? Aleanca për mbrotjen e teatrit merr përgjigjen e Margaritit para mediave, se: “Godina e ish-Radio Tiranës nuk del nga lista e monumenteve, sa të jem unë ministre” – duke zbuluar me radhë se çfarë ka ndodhur, e po ndodh me hartën e zonës historike të Tiranës. Aleanca vazhdon më tej: “Megjithëse sipas ligjit ministria e Kulturës është hallka e fundit që vendos për nxjerren nga lista e monumenteve. Kështu që deklarata e saj nuk është garanci. Dhe jo vetëm, ministria duhet fillimisht të përgjigjet, pse u nxorrën nga lista e monumenteve që nga viti 2015  me dhjetëra vila të shpallura monument kulture kategori e l dhe e ll. të cilat më pas janë shembur dhe zëvendësuar me pallate. Pra si mund t’i besohet një deklarate të tillë? Të një ministreje e cila nuk mori kurrë një qëndrim të qartë në lidhje me shëmbjen e Teatrit Kombëtar? E një ministreje, e cila me sa duket ende nuk e di se lista e monumenteve është hequr nga faqja e Institutit të Monumenteve ashtu siç e parashikon ligji? Ka qenë ky vullneti i saj, apo i parardhses së saj, pa u marrë parasysh raportet shkencore institucionale.?! Në fakt një deklaratë e tillë i ngarkon me përgjegjësi direkte për shkatërrimin e veprave të trashëgimisë kulturore, përfshi këtu dhe shembjen e Teatrit Kombëtar. Një akt ky që pavarsisht se ish-ministrja Kumbaro u shpreh kohët e fundit se, Teatri Kombëtar nuk ka pasur ndonjëherë statusin monument kulture, e ka zanafillën e paligjshmërisë në ndryshimin e Qendrës Historike të Tiranës dhe që ngarkon me përgjegjësi ligjore atë dhe ministren e tanishme për veprimet dhe firmosjet e akteve për shembje”.

Por, duke udhëtuar pak në kohë Aleanca ka rifreskuar për ministren e kulturës dhe mbështetësve të pushtetit që para Trashëgimisë vënë genocidin urban: Si u reduktua zona historike, dhe përse? Ja ç’data janë referuese nga Aleanca: “-Në 13 prill 2000 miratohet VKM nr. 180 që përcakton kufijtë e Qendrës Historike të Tiranës dhe shpall “Ansambël Monument Kulture” gjithë ndërtesat brënda saj të ndërtuara në fillim shekullin e XX, pra dhe Teatrin Kombëtar pjesë të Ansamblit.(shih fotot).

-Në 12 prill 2017 miratohet VKM nr 325 e cila redukton Qendrën Historike (pa një vendim tekniko-shkencor siç e parashikon ligji) dhe lë jashtë zonës së mbrojtur të vitit 2000 shumë objekte përfshi këtu dhe Teatrin Kombëtar si dhe zonën përreth tij.(shih fotot).

-Në 14 prill 2017 (dy ditë më vonë )miratohet plani i përgjithshëm vendor i bashkisë Tiranë e cila zonë historike e pasqyron sipas kufijë të përcaktuar në vitin 2000 dhe jo të Vkm së 2107-ës miratuar dy ditë më parë (shih foto).

-Në 20 shtator 2018 Kuvendi i Shqipërisë miraton ligjin 37/2018 për përcaktimin e proçedurës së veçantë për ndërtimin e një teatri të ri mbi truallin e teatrit të vjetër.

Kuvendi miraton ligjin, por Teatri figuronte në planin e përgjithshëm vendor brenda zonës historike?!

-U desh të sajohej një kërkesë nga ministria Kumbaro drejtuar Këshillit të Ministrava për reduktimin edhe njëherë të Zonës Historike dhe nxjerrjen e VKM nr 582 në datën 3 tetor 2018, disa ditë pasi ishte miratuar ligji në parlamente..

Ndryshimi i Zonës Historike që i hapi rrugë shkatërrimit të saj dhe vlerave tona të përbashkëta të  Trashëgimisë Kulturore është krimi që kanë kryer në bashkëpunim ministret e kulturës, dhe para se të na tregojnë përralla se, a ka qenë apo jo monument kulture Teatri Kombëtar, duhet të përgjigjen për gjithë paligjshmëritë dhe krimet monstruoze që kanë kryer.. Para nesh dhe para Drejtësisë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.