Standard.al

Mafia ndërton në Tiranë, Balliu: Veliaj e ka partner për të vjedhur vota, koha që SPAK të merret me të gjallët

0

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, nuk është aspak i surprizuar nga përgjimet e Antimafias italiane për pastrimin e parave të mafies në ndërtimet e Tiranës.

Në studion e Rtv Ora, ai thotë se përgjimet vetëm sa faktojnë akuzat e ngritura prej vitesh nga opozita për kthimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista.

Klevis Balliu:  Lidhjet e Veliajt me mafian “Ndragheta” janë të vjetra. Është bërë e modës që raportet ndërkombëtare apo mediat e huaja faktojnë akuzat e ngritura prej vitesh nga opozita. Kemi kohë që po flasim sesi po pastrohen paratë e drogës, të mafies në Shqipëri dhe mafies ndërkombëtare nëpër pallatet e Erion Veliaj. Ai ka kaluar çdo limit për lejet e ndërtimit, ka dhënë mbi 1000 leje ndërtimi në katër vite, lejet e ndërtimit janë dhënë në shkelje të ligjit dhe u janë dhënë personat që nuk dihet nga u burojnë paratë.Kko është arsyeja pse Erion Veliaj ua jep lejet e ndërtimet, këta mafien nuk e kanë kundërshtar por e kanë partner për të vjedhur vota dhe për të rritur perandorinë e tyre financiare.

Përballë kësaj situate, Balliu thotë se SPAK është inekzistent.

Balliu: SPAK duhet të kishte reaguar përpara se lajmi të dilte te ju, duhet ta merrte vesh përpara se ta merrnit vesh ju. Fatkeqësisht SPAK nuk po bën asgjë, nuk kemi asnjë të arrestuar për mega-aferën korruptive te Unaza, përgjimet e Bild, qindra e dhjetëra koncesione dhe tendera korruptivë. SPAK duhet ta drejtojë vëmendjen te të gjallët dhe jo të vdekurit.

Në përgjimet e siguruara nga Ora News, ndër të tjera thuhet se çmimi i apartamenteve në qendër të kryeqytetit shkon në  3000-4000 euro katrorë ndërsa  kostoja reale e ndërtimit 510 euro.

Balliu: Në rastet më të mitra, në pallatet më të shtrenjta të Tiranës dhe kullat është aq kostoja, por kur flasim për pallatet që po ndërtohen te Komuna e Parisit dhe të tjera kostoja nuk i kalon 300 euro për metër katrorë pavarësisht se shiten me 2500-3000 euro metri katrorë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.