Standard.al

Kulla dhe koncesione, Berisha: Mafia italiane ka në dorë narkoqeverinë e Tiranës

0

Paratë e klanit mafioz italian Ndragheta po investohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri me ndërmjetësimin e njerëzve të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ky fakt është konfirmuar nga përgjimet në kuadër të operacionit të koduar “Basso profilo” që u finalizua tri ditë më parë në Itali, ku në pranga ranë 47 persona, mes të cilëve pjesëtarë të Ndraghetas, politikanë, zyrtarë shtetërorë dhe biznesmenë.

Skandali i publikuar fillimisht në RTV Ora dhe Ora News kanë sjellë një valë reagimesh nga klasa politike në Tiranë dhe jo vetëm.

Mes tyre është edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, mafia italiane ka në xhep narkoqeverinë e Tiranës.

Sali Berisha“Mafia italiane ka ne xhep narkoqeverine e Tiranes.
Skandali i dites i narkoqeverise se Tiranes.

Miq, mafia italiane ka njerez qe e lidhin direkt me Edvinin dhe Lal Plehun dhe ka projekte per kulla ne Tirane dhe koncesione.

Rregjistrimet e nje grupi prej 35 vetesh te arrestuar nga policia antimafie ne operacionin “Basso Profilo” kane treguar se nderlidhesi i tyre nje ishpunonjes i Guardia di Financia i siguron se me ryshfet tek nje minister i siguron te gjitha.

Ata kane patur telefonata dhe kane zhvilluar takime me zyrtare kryesore te bashkise Lal Plehun dhe narkoqeverise”.

Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen.

Mes bisedave të përgjuara, të cilat Ora News i ka siguruar, janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto.

Biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se ka takuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë Pallatit të Kulturës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.