Standard.al

Johnson: Ka prova se varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës

0

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, ka bërë të ditur kryeministri britanik Boris Johnson.

Ai sqaroi të premten (22 janar) se “ka disa prova” që sugjerojnë shkallë më të lartë  vdekshmërie në mesin e të prekurve me variantin e ri, i cili përbën dhe numrin më të lartë të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë konferencës për shtyp Johnson tha se: “Ka disa prova që faktojnë se varianti i ri mund të shoqërohet me një gradë më të lartë vdekshmërie.Të gjitha provat aktuale vazhdojnë të tregojnë se vaksina që kemi është efikase ndaj variantit të ri”

Varianti i ri njihej gjerësisht për shkallën më të lartë të përhapjes, rreth 70 për qind më ngjitës, por detaje të reja për fatalitetet nuk ishin bërë ende të ditura.

Të shumta janë ato shtete të cilat vendosën të mbyllin kufijtë me Britaninë për të shmangur përhapjen e variantit të ri të Covid.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.