Standard.al

Gruaja e Erion Veliajt nuk justifikon apartamentin/ Këlliçi: Është me fat, jo me inat

0

Skandalet që rrethojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nuk ndalen, edhe pse ato nuk raportohen nga mediat tradicionale.

Së fundmi, mediat italiane dhe ato pak media në Shqipëri kanë publikuar aferën e mafies Ndragheta, e cila pastron paratë e krimit në kullat e Tiranës.

Por ndërkohë në opinionin publik vazhdon të jetë i pranishëm diskutimi për pasurinë e gruas së Veliajt, Ajola Xoxës.

Sipas agjencisë BIRN, gruaja e Veliajt nuk justifikon dot apartamentin 171 metra katrorë.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

“Është me fat, jo me inat.

Ajola Xoxa, zonja e parë e Tiranës, ka kursyer mjaftueshëm për të blerë një apartament 171 ? dhe verandë 19 ?, me vlerë 88641 euro. Në deklaratat e pasurisë mungojnë të dhënat për burimin e kësaj prone dhe mënyrën se si ajo është paguar.

Ku në Tiranë shiten këto apartamente kaq të lira?!

Me gati 466 euro për metër katror! Na e thuaj ti, Erion.

Shtëpinë e re ta gëzoni! Me këtë rast jepuni formulën çifteve të reja, se si në pak vite punë, kompletohesh me shtëpi.

Shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë u duhet një jetë e tërë për të blerë një apartament. Disa bëjnë nga dy punë për të larë kredinë bankare. Disave ua blejnë gratë. Është me fat, jo me inat,” shkruan ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.