Standard.al

Gjyqi kundër Trump drejt shtyrjes për në shkurt, zbulohen lëvizjet e fundit…

0

Kreu i republikanëve në Senat Mitch McConnell u shpreh sot se do të propozojë shtyrjen e fillimit të gjyqit për Donald Trump për në muajin shkurt. Dhoma e Përfaqësuesve veproi shpejt në ngritjen e akuzave, por Senatit duket i duhet kohë për t’u përgatitur për një gjyq të plotë.

“Mitch McConnell dëshiron t’i japë ekipit të Trump dy javë për të përgatitur çështjen e tyre” tha një burim, shkruan CNN. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha të enjten se do të konsultohet me ligjvënësit e tjerë demokratë për të kuptuar më shumë se sa gati është Senati për të nisur gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.