Standard.al

Gjenden predha në lumin e Matit, dyshohet të jenë mbetje nga tunelet e municioneve luftarake

0

Predhat e gjetura në lumin Mat, Dema apel banorëve: Tregohuni të kujdesshëm kur jeni në shtratin e lumit

Një ditë më parë në shtratin e lumit Mat u konstatua e paplasur një predhë mortaje. Ishte një banorë i zonës i cili e pikasi dhe menjëherë njoftoi policinë e cila shkoi në vendin e ngjarjes. Predha ishte e mbështjellë me një leckë, ndërsa rezultoi që të kishte në të edhe djegorja e cila rrezikonte shpërthimin.

Policia dhe strukturat Vendore të Mbrojtjes Civile në Klos njoftuan menjëherë Ministrinë e Mbrorjtjes e cila dërgoi një grup të repartit të xhenios.


Me të mbërritur në vendin e ngjarjes forcat xheniere kanë bërë edhe një krehje tjetër të zonës ku kanë konstatuar edhe dy predha të tjera. Ata bënë shpërthim të kontrolluar duke shmangur rrezikun për banorët. Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes Civile në Bashkinë Klos, Nerim Dema ju bëri apel banorëve që zbresin në shtratin e lumit Mat, të bëjnë kujdes, pasi mund të ketë edhe predha të tjera.

Predhat dyshohet se mund të jenë mbetje nga tunelet e municioneve luftarake tek ish pazari i vjetër, tunele të cilat u çertifikuan të pastra nga ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Por nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë hedhur nga banorë të cilët në vitin 1997 morën municione luftarake nga këto tunele./balkanweb.com

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.