Fiks sapo u dha lajmi për audio-përgjimet italiane, Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ish-ministrit Tahiri
Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të Policisë në Vlorë, Jaeld Çela
Vendimi është marrë nga Dhoma e Këshillimit në këtë institucion.
Dosja “Tahiri” do të gjykohet kur Gjykata e Lartë të jetë funksionale.
Tahiri është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me tre vite shërbim prove nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.