Standard.al

AUDIO-PERGJIMI/ Mafia ‘Ndrangheta” në Shqipëri në biznesin e ndërtimit: Ai është pranë kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë

0

Pesëdhjetë persona janë ndaluar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Itali, përfshirë këtu edhe shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit, disa prej të cilëve janë lënë në masën “arrest shtëpie”, akuzohen për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milion eurove.

Të gjithë të ndaluarit janë të përfshirë në një aferë korruptive masive të zvilluar prej vitesh mes dy vende, aferë në të cilën bën pjesë edhe grupi mafioz  “Ndrangheta”. Mes shqiptarëve të arrestuar janë dy persona, biznesmeni H. B. dhe O. H, të dy të lënë përkatësisht në manës “arrest shtëpie” dhe ‘deturim paraqitjeje’ nga drejtësia italiane.

‘Sekseri’ që ndërmjetësonte lidhjet mes grupit mafioz dhe shqiptarëve është një biznesmen italian Antonio Gallo, i cili ka një biznes në qendër të ish-Bllokut në Tiranë me emrin GalloAlbania. Gallo është ortak me B.

Biznesmeni italian njohet ndryshe si ‘Princi’.

Në të njëjtin grup rezultojnë të jenë të përfshirë edhe administratorë lokalë e sipërmarrës të tjerë të cilët janë gjithashtu pas hekurave, por që ende nuk janë bardhur të tjera detaje. Mes tyre është edhe një ish-polic italian. Nër përgjimet e publikuara nga reportTv në dosjen italiane flitet edhe për rolin e një eurodeputeti që me kontaktet e tij mund të lidhë të hetuarit në Shqipëri me një ministër, duke u shprehur se në shqipëri korrupsioni është total dhe një ministër mund të korruptohet apo joshet nga shifra të mëdha.

Kanalet tashmë janë të hapura nga Eurodeputeti i CESA-s me homologët e tij të huaj. Kjo është gjithashtu e rëndësishme eh … një gjë është që krijon një kontakt të CESA në Shqipëri për ju … e cila nuk është si këtu, një ministër në Shqipëri korruptohet,”– thuhet ndër të tjera në përgjime.

As Bashkia e Tiranës e Kryeministria, nuk ka mbetur pa u përmendur. Në përgjimet e publikuara nga OraNews, Gallo përmend një person me emrin Niku (shtetas shqiptar), për të cilin thotë: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm!

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.