Standard.al

Vetëvendosja do të garojë edhe në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

0

Lëvizja Vetëvendosje! e Albin Kurtit, e themeluar në Kosovë do të marrë pjesë me kandidatët e saj në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit që do të zhvillohen në Shqipëri.

Sot kjo lëvizje do të prezantojë në Tiranë, ku ka qendrën e saj për Shqipërinë, dy kandidatët e saj të parë.

Lajmi u dha nga vetë VV: ”Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja Vetëvendosje! – qendra në Shqipëri, do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit.  Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.