Standard.al

Shqipëria dëbon diplomatin rus, reagon ambasada: Tirana bëri 2 shkelje

0

Pas dëbimit të diplomatit Alexey Krivosheev me argumentin se shkeli masat anti-Covid, ambasada ruse në Tiranë ka reaguar, duke akuzuar qeverinë për dy shkelje nga ana e saj.

Selia diplomatike ruse në Shqipëri, së pari i konsideron akuzat të pabaza dhe së dyti thotë se nxjerrja e emrit të zyrtarit bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike, citojnë mediat ruse, burime nga ambasada në Tiranë.

“Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron akuzat të pabazuara. Ata vunë në dukje se publikimi në njoftimin për shtyp të emrit dhe mbiemrit të punonjësit, bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike”, raportojnë mediat.

Në reagimin e ministrisë së jashtme, mësohet se më herët se ai ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar.

E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet.

Po ashtu, diplomati rus dilte pa maskë në ambiente publike. Një fakt i tillë është konsideruar i papranueshëm për autoritetet shqiptare duke marrë masën ekstreme, shpalljen “non grata” dhe kërkesën që të largohet për 72 orë nga Shqipëria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.