Standard.al

Meta: Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon!

0

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta, Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Mesazhin e tij për popullin shqiptar, Meta e ka nisur duke cituar Rugovën:

“Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA” – përcjell Ilir Meta dhe nënvizon:

“Angazhimi i tij jetësor për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare. Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon!” ka përfunduar kreu i shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.