Standard.al

“Biden u betua, Europa e gëzuar”

0

Nga Elmaz Sherifi
Cermonia e betimit te Presidentit te 46 te SHBA Biden u krye pas 150 vjetesh, pa pranine e ish Presidentit Trump.
Kalimi i pushtetit tregoi qendrueshmerine e institucioneve dhe nevojen per te ndryshuar shume politika edhe ne vendin qe eshte konsideruar simbol i demokracise institucionale.
Presidenti Biden ngjalli shprese per Europen. Kancelarja e shquar e “Likomotives Europiane” e pershendeti Biden dhe plot emocion shprehu padurimin per ta takuar.
Ne shqiptaret pas perfundimit te procesit politik elektoral, le te “behemi te ftohte” dhe te shpresojme, se marredhenjet institucionale me SHBA, te mos kalojne permes te ngarkuareve te posacem te “tipit Grenell”, por as edhe te keshilltareve te “tipit Boldon”, apo te “tipit Palmer”.
Kam shume besim se mbaroi “koha e eksperimenteve” te SHBA, si me Kosoven dhe me Shqiperine. Presidenti Biden do i rikthehet tezes se tyre te shpalosur ne 2015 ne Berlin nga Sekretari I Shtetit, per te goditur qeverisjet me natyre oligarkike ne Ballkan. Shqiperia eshte para proves se madhe me zgjedhjet parlamentare te 25 prillit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.