Rigels Xhemollari, drejtor i Qendrës Qytetare, ka denoncuar nëpërmjet një foto një tjetër tallje të socialistëve me qytetarët, të cilët ndryshe miratojnë aktet normative dhe ndryshe sillen vetë. Rasti më i freskët është ai i kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli e cila shfaqet në takimin e njësisë nr 1 të Partisë Socialiste midis anëtarëve të cilët një pjesë e mirë janë pa maskë.
“Tallje pa kufij. Kryetarja e Komitetit Teknik qe ndalon hapjen e universiteteve, mbledhjet e partive, protestat dhe tubimet me 10 veta, kapardiset ne mbledhjen e PS Tirane ne nje salle te mbyllur, pa distance dhe me me shume se 10 veta.”