Qeveria me dy standarde/ Rakacolli mbyll universitetet, por shfaqet vetë në mbledhjet e partisë me mbi 10 veta (foto)
Rigels Xhemollari, drejtor i Qendrës Qytetare, ka denoncuar nëpërmjet një foto një tjetër tallje të socialistëve me qytetarët, të cilët ndryshe miratojnë aktet normative dhe ndryshe sillen vetë.
Rasti më i freskët është ai i kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli e cila shfaqet në takimin e njësisë nr 1 të Partisë Socialiste midis anëtarëve të cilët një pjesë e mirë janë pa maskë.
‘Tallje pa kufij
Kush do e gjobise Miren? Kush do e arrestoje Miren?
ps. Deputetja sapo e fshiu foton, 10 minuta pas reagimit!’