Standard.al

Pesë kilogramë kokainë në makinë, kapet shqiptari në Itali

0

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane pasi është kapur me pesë kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Autoritetet italane kanë bërë me dije se arrestimi i 35-vjeçarit është bërë në zonën e Lecco-s ku ishte duke udhëtuar me një furgon frigoriferik.

Në deklaratën e tyre ata theksojnë se shqiptari ishte duke udhëtuar me një furgon bosh dhe kjo gjë bëri që uniformat blu të dyshonin. Pasi kontrolluan mjetin policia pikasi pakot e kokainës të cilat ishin të mbështjella dhe mbanin një shënim ku shkruhej ‘LAMBO’.

Autoritetet vendase nuk kanë bërë me dije indetitetin e shqiptarit pasi hetimet janë duke vijuar për zbulimin e këtij rrjeti të lëndëve narkotike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.