Standard.al

Pasi doli në dritë historia e saj intime me Redjan Rrajën, Kejvina Kthella udhëton drejt Dubait dhe “i vë” flakën rrjetit

0

Ish-velina Kejvina Kthella ka qenë në qëndër të vëmendjes këto ditë, pasi Gazeta Panorama zbuloi dëshminë e saj në organin e akuzës, ku doli në pah edhe lidhjen e saj e jashtëmartesore me Redjan Rrajën, person i dyshuar si organizator i atentatit ndaj prokurorit Ardjan Ndoj, në autostradën Durrës-Tiranë.

Pasi u bë publike dëshmia e saj ku pranonte lidhjen me Redjan Rrajën, ish-velina duket se ka vendosur që ta kalojë ngjarjen në heshtje.

Madje ajo udhëtoi drejt Dubait për pushime, duke treguar se vazhdon të ecë përpara, pavarësisht historive që dalin në dritë për jetën e saj private.

Kejvina Kthella ndau me ndjekësit momente nga pushimet e “nxehta” në Dubai teksa shijonte ditët me diell.

Ish-velina pozoi e veshur me mini bikini, duke ekspozuar format e saj bombastike trupore.

“Photoshop”– shkroi ajo krahas pamjeve, shoqëruar me emoji me sy me zemra, duke “thumbuar” ata që e akuzojnë se modifikon fotot për t’u dukur sa më seksi.

Pak ditë më parë, Gazeta Panorama bëri publike dëshminë e Kejvina, e cila u mor në pyetje, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.

“Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani.

Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.

Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit.

Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjesht kemi bërë bisedë normale,”- tha ajo gjatë dëshmisë.

Ndërkohë në një përgjim i telefonatës së vjehrrës së Redjan Rrajës me një mikeshë të saj, zbulohet se lidhja jashtëmartesore ishte mësuar edhe nga bashkëshortja e tij, Odesa Rraja

“Jo, me jo… por kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër mi… jetonte me një tjetër…”– mësohet se tha gjatë komunikatës telefonike e ëma e Odesës.

/Panoramaplus.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.