Standard.al

Oferta nga Serie A, Rei Manaj pranë rikthimit në Itali

0

Rey Manaj mund të rikthehet sërish në Itali. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është pjesë e Barcelona B dhe për momentin është kthyer në lojtar të rëndësishëm për këtë skuadër. Ekserpti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio bën me dije se Manaj mund të rikthehet të luajë në Itali. Crotone, skuadër e Serie A ka kërkuar informacion për shërbimet e tij pasi kërkon të përforcojë sulmin.

Një tjetër ekip që ka shfaqur interesim për lushnjarin është edhe Pescara, skuadër ku luan edhe Memushaj, mesfushori i Kombëtares shqiptare. Manaj ka luajtur edhe më parë për këtë skuadër në sezonin 2016-2017 ku shënoi 2 gola në 12 ndeshje e ky do të ishte një rikthim për të te skuadra që këtë sezon militon në Serie B.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.