Ilir Ikonomi tregon detaje nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit Biden: Ai do ta kalojë natën sonte te…
Sot Joe Biden u inagurua si presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amërikës.
Inagurmit i tij dhe presidenca Tump janë tema e diskutimit në Open në Top Channel.
Gazetari Ilir Ikonomi komentoi momentet kur Biden bëri parakaimin drejtë Shtëpisë së Bardhë, i cili ishte në mungesë të publikut dhe me masa të forta sigurie.
“Është një moment i madh për SHBA. Biden bëri parakaimin drejt Shtëpisë së Bardhë, që është traditë për inaugurimin e çdo presidenti. Këtë vit mund të vihet re shumë qartë mungesa e publikut anash rrugëve.
Parada ishte me masa të forta sigurie. Biden sot do të ketë një gjysëm-ditë në Shtëpinë e Bardhë. Ai do ta kalojë natën sonte te ‘Shtëpia e Miqve’ e quajnë amerikanët dhe nesër do jetë dita e parë në Shtëpinë e Bardhë. Biden do të nënshkruajë disa urdhëra, ku njëri ndër ato është mbajtja e maskës për 100 ditë”- tha Ikonomi.