Standard.al

Tentoi ta blejë ‘Rilindja’, ish-deputetja flet për largimet nga LSI

0

Dy ditë më patë gjatë një takimi me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë më 25 prill, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa foli për largimet e fundit nga kjo parti, tha se “Rilindja” po tenton të blejë njerëzit e LSI-së, ku e cilësoi si qesharake ofertën për ish-deputeten Silva Caka.

”Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI, d.m.th janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike, të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt. Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës  politike për të sjellë njerëz të rinj, figura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike  grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”, tha Kryemadhi.

Pikërisht për këtë fushatë të blerje-largimeve nga LSI ka folur vetë ish-deputetja Siva Caka në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus.

Ajo deklaroi se LSI nuk do të ngelet peng i asnjë emri kushdo qoftë ai dhe se të larguari kanë qenë dikur më të akuzuarit nga vetë Rilindja që tani po i fut në gjirin e vet.

“Kjo forcë politike nuk ngelet peng politik i asnjë emri dhe i asnjë personazhi, sado rëndësi që t’i jetë dhënë atij në çdo qark të caktuar. Do të kërkoja nga të gjithë që të kenë durim dhe të shohin të paktën çfarë do të ndodhë në qarkun e Beratit. Sipas sondazheve tona, ka një rritje me një masë të caktuar edhe goxha të konsiderueshme. Në qarkun e Durrësit gjithashtu. Pastaj, ç’të them, të gjithë emrat që sot janë larguar dikur nga ai që sot i ka rekrutuar janë akuzuar, kështu që mbase ka marrë të përshtatshmit e vet. Kanë gjetur veten me Edi Ramën, me gjithë ato aferat e tij korruptive. Ka gjetur tenxherja kapakun”, tha ajo.

Gjithashtu Silva Caka ka deklaruar se përplasja e ndodhur midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Intergim në vitin 2017, ishte një gabim.

“Ajo çfarë ka ndodhur në 2017-ën midis LSI-së dhe PD-së, sigurisht është një gabim që mund ta bëjë kushdo. U kuptua që në fakt nuk ishte LSI problem kryesor i qeverisjes së Edi Ramës, përkundrazi. Sigurisht, a ka pasur probleme edhe LSI gjatë këtyre viteve që ka qenë në pushtet? Po patjetër që ka pasur. Por, problem kryesor lidhur me kriminalizimin e Parlamentit, çdo institucioni në nivel qendror dhe vendor, me mbjelljen e gjithë Shqipërisë me kanabis, koncesionet, çdo aferë korruptive. Nuk ishte LSI-ja dhe këtë besoj që edhe PD edhe z.Basha e kuptuan shumë shpejt”, deklaroi Caka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.