Standard.al

Skandali i shkarkimit/ Mjeku Allkja: Është rasti i parë në pluralizëm

0

Mjeku Ilir Allkja, i shkarkuar në mënyrë skandaloze për shkak të kritikave ndaj sistemit të shëndetësisë, ishte i ftuari i Adi Krastës në SYRI TV.

Ai tha se ky rast i tij është i pari në pluralizëm, ndërsa paralajmëroi edhe përballje juridike.

“Nuk kam asnjë thyerje apo shkelje disiplinore, asnjë ccështje në prokurori, nuk kam asnjë rast të braktisjes së punës. Nuk them se jam i përsosur, por kam bërë punën time me përkushtim.

Është një precedent i parë në pluralizëm që një mjek pushohet nga puna thjesht për kritikat që ka bërë ndaj sistemit jashtë orarit të punës,” tha Allkja.

Më pas ai komentoi edhe videon e marsit të shkuar, kur kritikoi mungesën e pajisjeve mbrojtëse për mjekët.

“Unë në atë kohë isha me shenja të Covid dhe ngrija shqetësimin për pajisje me mjete mbrojtëse. E gjitha kjo binte në vesh të shurdhër.

Në një natë, i lodhur tej mase, kur isha në tre raste të dyshuara të personave që kishin ardhur nga Italia, në tre rastet shkova pa veshjen speciale. Nga frika e infektimit, lanccova një videomesazh duke kërkuar që sistemi të mos kalojë në kolaps,” tha ai.

“Asnjëherë nuk më është bërë e ditur se nëse do të kërkoj përmirësimin e sistemit, do të shkarkohesh nga puna”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.