Standard.al

Skandalet në spitalet e COVID, Nora Malaj: Makabritet! Neveritëse dhe e pa tolerueshme!

0

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguat për skandalet e publikuara në media lidhur me trajtimin e pacientëve në spitalet COVID. Emisioni “Stop” publikoi sot një rast ku pacientit që ndërroi jetë i janë vjedhur paratë që kishte në proftofol. Ndërsa emisioni “Fiks Fare” publikoi një tjetër rast, kur pacientit i ishin marrë sendet personale dhe një aparate frymëmarrje që kushtonte 5 mijë euro.

Reagimi i ish-deputetes së LSI, Nora Malaj:

Makabritet !
Cfarë po ndodh ne ketë realitet të Zi !
Një javë më parë Tiria na shokoji !
Zërat vrapuan e thanë , nuk është fenomen , po është sporadike . Tirja .. E cila tjerë të keqen është vet e keqja .
Sistemi …
Jo është mrekulli .
Njerëzit u shokuan , por zërat u munduan të shuhen.. E teksa jetën e njerëzve ikin me dhimbje e dëshperim , asgjë nuk do të shfaqej po të mos ishte emisioni investigativ i Sajmirit dhe Gentit , “Stopi “për të stopuar të keqen që na ka zënë .
Nuk kalon shumë dhe del Nustreti me kripen e tij , që të kriposi këto gjëma të padëgjuara ndonjehere. Njerëzit shtangen e të revotuar nuk po besojnë më kush po i drejton??
Qeveria që ditën bënë Hirushen e natën shnderrohet në hijenë e grryen e rremben
ç’ të gjejë përpara , pa ndjeshmëri dhe me turavrapin , se gjithçka duhet ta marrin në ditët e fundit të ikjes , e pastaj të leri litarin jashtë .
Si të mos mjaftojë drama te Spitali “ Shefqet Ndroqi”, grabitja e viktimave të Covidit nuk ka të sosur ???!!!! Tani grabitja e qytetarëve të sëmurë është kthyer në serial për një film Hollivudian .
Nuk kam më fjalë të pershkruaj revoltën e dhimbjes së për keta kërma , që ne vend të shpirtit dhe të ndjenjës kanë nje gur dhe nuk kanë frikë nga asgje .
Nuk mbaron vjedhja që është kthyer ne kryefjalë vrastare . Vidhen të ardhurat e të ndierit , te Spitali Covid 1 e i kthehet portofoli bosh , vidhet aparati 5000 euro dhe nuk iu kthehet më familjarëve , ndonëse i sëmuri nderroj jetë ! Keto janë sjellje kanibaleske . Kjo do të thote t’i shohesh njerëzit si kavie dhe ta trajtosh jetën e tjetrit pa humanizëm dhe pa ndjeshmëri . Ky është modeli më monstruoz që po drejton ndonjeherë vendin . Tani stop 🛑 !
Askush nuk mund te justifikoj dhe askush nuk mund të toleroj !
Neveritëse dhe e pa tolerueshme!
Shqiptarët nuk mund të ndëshkohen kështu. Të poshtëruar, të fyer, të pasigurtë për jetën, tę pa vaksinuar dhe të pagarantuar për jetën!
Rralle ka ndodhur qe qeveritë ta urrejnë popullin e tyre , siç e urren qeveria aktuale ??!!
Sidromi i Tires është sidromi i qeverisë në ikje për t’u zhdukur me rrenjë , është kryefjala e qeverisjes ! Arrogancë , mëndjemadhësi , përbuzje , përçmim dhe neveri .. Kjo nuk është qeveria e shqiptarëve , por e Tireve me shokë !

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.